Organi drejtues i Dhomës së Deputetëve Spanjollë (i ashtuquajturi ‘Mesa del Congreso’) ka pranuar kërkesën e tre palëve për të krijuar një komision hetimor për rastet e mundshme të abuzimit të fëmijëve të kryera brenda Kishës Katolike. Ky është hapi i parë drejt analizimit, diskutimit dhe votimit të kërkesës nga parlamentarët.

Kërkesa u bë nga Podemos, një nga dy anëtarët e koalicionit qeverisës të qendrës së majtë, dhe nga dy parti të Katalonjës dhe Vendeve Baske (Esquerra Republicana dhe Eh Bildu).

Vota e Partisë Socialiste (PSOE), anëtarit kryesor të qeverisë, do të jetë vendimtare për t’i hapur dritën jeshile komisionit hetimor. Formacioni i kryeministrit Pedro Sánchez ka lënë të hapur mundësinë për të votuar pro, por nuk përjashton edhe mundësitë e tjera.

“Jemi të përkushtuar për të gjetur formulën më të mirë të mundshme për t’iu përgjigjur kësaj situate të dënueshme”, tha zëdhënësja e qeverisë, socialistja Isabel Rodríguez, në një konferencë për shtyp.

Në Spanjë, po flitet gjithnjë e më shumë për një veprim nga shteti ose një komision i pavarur për të sqaruar rastet e supozuara të pedofilisë brenda Kishës Katolike, në vazhdën e asaj që ka ndodhur tashmë në vende të tjera si Franca, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu:  E pranon edhe akademiku francez: Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *