Për luftën në Koshare është folur shumë gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë, duke u munduar të heroizohen individë, u thanë shumë gjysmë të vërteta.

Ajo që nuk u tha nga askush ishte se luftën në Koshare nuk e bënë vetëm ushtarët e UÇK-së, por edhe topat dhe tanket e ushtrisë së Shqipërisë.

Ballkani.info ka siguruar një dokument ekskluziv të ushtrisë serbe, të klasifikuar si “Tepër Sekret – Urgjent”, i cili mban datën 23 prill 1999, të nënshkruar nga gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të ish Armatës Jugosllave, ku ndër të tjera raporton se në Koshare janë goditur caqet serbe edhe nga topa të kalibrit të madh dhe nga tri tanke të Shqipërisë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Shqiptarët primitivë të EL James. Reagon në mediat britanike ambasadori Qirjako Qirko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *