Një ekip eksploratorësh italianë të shpellave kanë realizuar eksplorimin e një shpelle e cila ndodhet në Tabash në rrethin e Gramshit në Shqipërinë Qendrore shkruan “riminitoday.it”.

“Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill”, kanë thënë ata.

Gryka e zbuluar rreth një vit më parë nga ky grup, u eksplorua në një pjesë të saj, në -420 metra nën nivelin e detit. Në këtë thellësi u gjetën mjedise shumë të mëdha dhe të ngurtësuara. Eksploratorët u shprehën se janë treguar të kujdesshëm që të mos dëmtojnë grykën e kësaj shpelle. Ata bëjnë me dije se kanë marrë disa mostra nga brendia e shpellës për t’u analizuar nga ekspertët.

Në mënyrë që të mos lihen gjurmë në disa vende, speleologët kanë vazhduar punën e tyre zbathur, madje duke hequr edhe kostumet e tyre. Kjo do të ndryshonte historikun e vizitorëve turistikë në Shqipëri duke i sjellë ata, jo vetëm për plazhet dhe malet e Shqipërisë por tashmë edhe për shpellat misterioze të vendit.

Lexo po ashtu:  Hoxha i përjashtuar, Drilon Gashi: Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë

Ky ekip italian ka vizituar disa galeri të tilla në territorin shqiptar. Ata thonë se kanë shumë të tjera për të eksploruar. Thellësia e kësaj shpelle është rreth 2 km. Formacionet e shquara të gipsit të bardhë që gjenden në dhomat e fundit të saj tregojnë se shpella është e formimit hipogjenik, që formohet nga ngritja e ujit sulfurik i cili është i pranishëm në kanionin që ndodhet aty afër. Nuk është hera e parë që ekspertë të huaj vlerësojnë skutat e panjohura ende të paeksploruara në Shqipëri. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *