Granit Sadriut, më 1 mars i duhet të paraqitet në Gjykatën e Vranjës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shkak për ftesën e drejtorit të Kulturës në Bujanoc, nga organet serbe të drejtësisë, është flamuri kuqezi.
Vitin e kaluar, në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dikasteri që ai udhëheq siguroi sallën për festën e flamurit, ku u vendos edhe ky simbol kombëtar.

Sadriu nuk është i pari i cili paraqitet para gjykatave serbe për këtë arsye, njofton Klan Kosova.
Më 2020 për ngritjen e flamurit kuqezi, ishte ftuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi.
Kjo problematikë e kamotshme për shqiptarët e Luginës, mbeti e pazgjidhur, pavarësisht ankesave nga ana e tyre.




