Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, ministri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte deklaruar se Gjermania gjatë kësaj jave pritet të marr vendim për të njohur patent shoferët nga Kosova.

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Sveçla bëri të ditur se kanë nisur procedurat që e njëjta të bëhet edhe nga shteti i Kanadasë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka prezantuar një projekt marrëveshje.

“Pas një angazhimi të gjatë, e që pres të përmbyllet suksesshëm këtë javë, për njohjen reciproke të patent shoferëve nga Gjermania, kam nderin që para jush të prezantojë nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës e Qeverisë së Kanadasë, për njohje reciproke të patent shoferëve”, tha Sveçla.

Lexo po ashtu:  Kurti për simbolet shtetërore: "Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht jam që ti shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”

Kjo nismë për marrëveshje është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *