Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci argumenton se për këto dhjetë muaj qeverisje qeveria ‘Kurti’ ka pasur suksese të mëdha dhe asnjë aferë.

Bajqinovci në RTV Dukagjini ndër sukseset më të mëdha të qeverisë ‘Kurti’ gjatë vitit të parë ishte menaxhimi i pandemisë.

Deputeti i shumicës parlamentare thotë se raporti i Transparency International tregon se Qeveria është e pastër nga skandalet dhe korrupsioni.

“Matja e percepsionit bëhet në bazë të skandaleve që ndodhin. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë skandal. Për 12 muaj nuk e kemi asnjë rast korruptiv”, tha ai.

Deputeti i LVV-së ka folur edhe për numrin e madh të aplikuesve në ambasadat e huaja.

“Ambasada e Gjermanisë vetëm 4,500 viza pune i jep për Kosovën brenda një viti. Ato 50 mijë aplikime janë grumbulluar me vite të tëra e jo tani. Edhe para dy viteve kanë qenë rreth 60 mijë aplikime. Prandaj këto 50 mijë aplikime nuk janë bërë vetëm tani. Këta persona kanë ri-aplikuar me sistemin e ri”.

“Nuk duhet të na gjuhen neve në qafë këto 50 mijë aplikime. Secili ka aplikuar së paku për të dytën herë. Këta njerëz janë duke pritur për vizë prej një kohe të gjatë”, deklaroi tutje Bajqinovci.

Lexo po ashtu:  Verifikimi i kandidatëve, Daka dhe kreu i KGJK-së zotohen për përmbushjen e Aktgjykimit të Kushtetueses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *