Xhelal Svecla:

Sot kam dhënë lejeqëndrimet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për lehtësim të procedurave të pajisjes me lejeqëndrim.

Tani e tutje, qytetarët e dy vendeve tona për të fituar lejeqëndrimin duhet të paraqesin një dokument identifikimi, të deklarojnë adresën e banimit dhe afati i lejeqëndrimit do të jetë për 5 vite. Sot kam zvogëluar poashtu edhe tarifën për pajisje me lejeqëndrim për shtetasit e Shqipërisë nga 50 euro në 5 euro.
Do të vazhdojmë angazhimin tonë me intensitet të shtuar për të eliminuar barrierat për qytetarët që duan të jetojnë, punojnë e studiojnë në Kosovë.
Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh nëse Rusia del jashtë sistemit SWIFT/ Shoku që pëson rubla ruse dhe ndihma nga Kina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *