Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me ç’rast e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në vendin tonë.

“Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës”, thuhet në njoftimin për media.

Konjufca po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Burimi Telegrafi.

Lexo po ashtu:  Borges: Leximi nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Është njësoj si të thuash kënaqësi e detyrueshme. Por a ka kënaqësi të detyrueshme?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *