Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslystsya i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit rus, i cili tha se shtetet perëndimore ishin ato që kanë nxitur Ukrainën drejt konfliktit.

“Është me shqetësim që tani do të heq maskën time”, thotë Sergiy Kyslytsya në fjalimin e tij, jo për shkak të Covid-it, por për shkak të “virusit që ka goditur OKB-në – virusi që përhapet nga Kremlini”.

“Jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, shkruan CNN.

“Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës janë dhe do të mbeten të pandryshueshëm. Kërkojmë nga Rusia të anulojë vendimin për njohjen dhe të kthehet në tryezën e negociatave”./klankosova/

Lexo po ashtu:  Modeli sovjeto-finlandez si zgjidhje e konfliktit Rusi-Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *