Sipas Intel i7-1280P me grafikat Xe kap 82fps në Grand Theft Auto V dhe 53fps në Chorus duke luajtur në 1080p.
Pasi prezantoi çipet e serive H të gjeneratës 12-të, Inte sot ishte gati të hidhte më tepër dritë mbi seritë U dhe P për laptopët ultra-portativë.
Dhe ashtu si procesorët e ardhshëm AMD Ryzen 6000 për laptopët, edhe Intel premton një rritje të madhe të performancës duke konsumuar më pak energji.
Me Core i7-1280P, kompania thotë se përdoruesit marrin 70% më shumë performancë sesa i7-1195G7 i vitit të kaluar. Madje po sipas Intel ofron performancë më të lartë sesa Core i9-11980HK, që prej procesorëve më të shpejtë të vitit të kaluar.
Dhe sigurisht mund Ryzen 7 5800U por Intel nuk dha detaje. Njëlloj si mbarë linja Intel 12-Gen, procesorët e serive U dhe P kanë dizajnin hibrid të bërthamave të performancës P dhe efikasitetit E. Core i7-1280P ka 14 bërthama ku 6 janë performance dhe 8 efikasiteti. Bërthamat P arrijnë frekuencë maksimale prej 4.8Ghz.
Procesorët e rinj gjithashtu kanë grafikat Xe edhe pse krahasuar me vitin e kaluar jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Sipas Intel i7-1280P me grafikat Xe kap 82fps në Grand Theft Auto V dhe 53fps në Chorus duke luajtur në 1080p.
Me cilësi të lartë mund të luajë League of Legends me 115fps.