Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi në faqen zyrtare në “Twitter” se forcat ukrainase kanë vrarë mbi një mijë ushtarë rusë.

“Sot numri i humbjeve nga forcat pushtuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë.

Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur.” – thuhet në deklaratën zyrtare.

Sot është dita e dytë që kur Rusia hapi luftë kundër Ukrainës. Vendi po reziston fort.

Perëndimi ka reaguar duke vendosur sanksione të ndryshme ekonomike e politike, me qëllim të ndaljes së agresionit rus dhe Putinit.

Lexo po ashtu:  Një lajm i rëndësishëm për importin e veturave, reagon Oda Amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *