Ardit Mehmetaj

Gabriel Garcia Marquez është krejtësisht i veçantë si shkrimtar. Veçantia e tij përbëhet nga e jashtëzakonshmja që ai e trajton kryesisht në romane. Më parë ai ka trajtuar në romanet e tij të pazakonten, mitet, ëndrrat, imagjinativen e të tjera. Kurse, me romanin “Dashuria në kohërat e kolerës” autori sjell risi duke e vërtetuar se e jashtëzakonshmja mund të del lehtësisht edhe nga e zakonshmja.

Romani trajton temën e dashurisë erotike nga fillimi deri në fund. Së pari del si dashuri rinore mes Florentino Ariza-s dhe Fermina Daza-s, dy të rinj që dashurohen fshehurazi mes vete dhe fillojnë e i dërgojnë letra njëri – tjetrit. Dashurinë e tyre e ndalon babai i Ferminës, Lorenzo Daza, pasi dëshira e tij ishte që vajza e tij të martohet me një aristokrat që ka pozitë të lartë në shoqëri. Kështu, Fermina Daza, me ndërhyrjen e babait të saj, martohet me Dr. Juvenal Urbinon. Kurse, Florentino nuk martohet. Merr vendim që të pres vdekjen e Dr. Urbinos që të bashkohet me Fermina Daza-n. Dr. Urbino vdes, Florentino bën përpjekje dhe bashkohet me Fermina Dazan. Në pak fjalë ky është subjekti i romanit.

Dashuria në roman del në dy aspekte: Shpirtërorja vs Truporja. Në aspektin shpirtëror kemi të bëjmë me dashurinë ideale që Florentino Ariza e ka për Ferminën, të cilën e pret mbi gjysmë shekulli. Në aspektin trupor jepet e shthurura, ku Florentino Ariza kryen marrëdhenie seksuale thuajse me këdo që i del përpara. Këtu, truporja është dëshirë momentale, shpirtërorja është dashuri që e kalon momentalen e shkon kah platonikja. Florentino Ariza megjithëse mundohet ta ruaj virgjërinë, ai zhvirgjërohet dhunshëm. Megjithëse trupi i tij është zhvirgjëruar, ai e ruajti virgjërinë shpirtërore pasi nuk dashuroi asnjë grua tjetër përveç Ferminës.

Lexo po ashtu:  Apple gjobitet me 500 milionë dollarë për ngadalësimin e iPhone

Në roman personazhet janë të ndryshme e të shumta, por tri janë kryesore të cilat e përbëjnë trekëndëshin i cili është bosht rreth të cilit zhvillohet romani. Tri personazhet janë Florentino Ariza, Fermina Daza dhe Dr. Juvenal Urbino. Florentino dhe Fermina janë karaktere dinamike të cilat pësojnë transformim të madh duke ndryshuar si sjelljet, pamjen, qasjen e jashtme e të brendshmen e tyre me zhvillimin e ngjarjës në roman. Kurse, personazhet e tjera, përfshirë edhe Dr. Urbinon, janë personazhe statike që nuk dëshmojnë ndonjë transformim të dukshëm dhe të cilët më shumë shërbejnë për ndertimin e dy personazheve protagoniste, Florentinos dhe Ferminës.

Karakteri i Florentino Ariza-s është karakter i ndërlikuar. Ai ballafaqohet me luftë të jashtme dhe të brendshme. Luftën e jashtme e ka me njerëzit që e pengojnë atë drejt qëllimit që të bashkohet me Ferminën. Kurse luftën e brendshme e ka me vetveten dhe me mendjen e tij për zotimet që i ka bërë në lidhje me Ferminën. Megjithatë, ai i qëndron stuhive të jashtme dhe të brendshme duke e ruajtur kështu besnikërinë ndaj dashurisë.

Lexo po ashtu:  “Mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!” Thirrja e mrekullueshme e ALi Asllanit

Një tjetër personazh që është jashtë trekëndëshit bosht është Lorenzo Daza, babai i Ferminës. Ai përfaqëson patriarkatin shoqëror në njërën anë, kurse në anën tjetër dëshirën e flaktë për të qenë pjesë e aristokracisë. Për këtë dëshirë ai përdorë vajzën e tij si mjet pasi fillimisht e shkollon atë për t’i shërbyer shkollimi më vonë asaj për atë qëllim. Gjithashtu e shfrytëzon ardhjen e mjekut për ta bashkuar atë më vajzën e tij.

Dallimi në klasa është i pranishëm në tërë romanin. Dr. Urbino martohet me Ferminën vetëm se është i pasur dhe me pozitë në shoqëri. Kurse, Florentino nuk mund të martohet me të pasi nuk e ka as pasurinë e as pozitën shoqërore. Kështu, klasat janë determinuese në vendimet e personazheve. Florentino duke e parë këtë gjendje, vendos të pasurohet për ta përdorur pasurinë si mjet për ta arritur qëllimit të tij: dashurinë e Ferminës.

Përveç klasave, në roman dalin edhe elemente tjera religjioze e politike. Kurse, përveç temës së dashurisë erotike, në roman dalin edhe tema tjera si tema e moshës dhe tema e vdekjes. Mosha është domethënëse pasi shumë personazhe që paraqiten si të rinj në moshë, zhvillohen deri në roman deri në plakjen e tyre. Tek rasti i Ferminës dhe Florentinos, mosha i eliminon pasionet e tyre, por nuk e pakëson dashurinë që kanë për njëri – tjetrin. Dashuria e tyre dhe bashkimi në moshë të shtyer thyen edhe tabunë e kohës dhe e vërteton atë thënien e famshme se dashuria nuk njeh moshë. Kurse, vdekja është e pranishme aq shpesh saqë shumë ngjarje pashmangshëm krijojnë relacion me të. Shumë personazhe vdesin. Florentino ka frikë se vdes pa u bashkuar me Ferminën duke e ditur se vet bashkimi i tij me të lidhet direkt me vdekjen e një personazhi tjetër që është pikërisht burri i saj.

Lexo po ashtu:  Laptopi i Origin nuk është si gjithë të tjerët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *