Ai atje është ‘Nazist’, e ky këtu është ‘Komunist!’
Makinaria ruse e luftës po përballet me rrezistencën heroike të popullit ukrainas. Gra, burra, të rinjë e të reja po luftojnë, tok së bashku, me ushtrinë e tyre për Atdheun e tyre dhe, po e meritojnë mbështetjen e botës.
Despoti Vladimir Putin, aleati i Vuciqit, e tha përsëri, sot në mëngjes, se qëllimi i sulmit brutal rus është “denazifikimi” i Ukrainës. Fjalimi i tij është një model klasik i propagandës ruse – dhe ish-sovjetike – që lufta për pavarësi dhe sovranitet kombëtar në shtetet periferike ruse, ose në vende të tjera të botës, sikurse kjo e jona në Kosovë, mbi të cilat Kremlini dhe Beogradi kërkon kontroll, cilësohet si naziste.
Ta quash presidentin ukrainas “pjesë e një regjimi nazist”, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike me mbi 70 për qind të votave, tregon mentalitetin bunker që mbizotëron, tanimë, në Kremlin dhe në klikën rreth Putinit.
‘Albini Komunist’
Të njëjten punë propagandistike, të nderuar lexues, po e bënë propaganda e opozitës së çartur në Kosovë. Të njejtën luftë speciale mediatike ruse/serbe po e bënë “media shqipe” e ish-pushteteve të korruptuara të pasluftës, të cilët ofanziven e drejtë të Qeverisë Kurti kundër korrupsionit, kundër ‘Open-Ballkanit’ rus/serb, e kundër Zajednicës ruse/serbe, e quajnë si veprim ekstremist dhe komuniste.
Prpoaganda sovjetike (ruse-serbe) që po e bënë media shqipe kundër lidhjes ekonomike, politike dhe ushtarake me Tiranën, tregon se sa i afërt është mentaliteti bunker i shumë (pa)kryeredaktorëve dhe gazetarëve shqiptarë me ata rusë e serbë.
‘Nazist’, e quan Despoti Putin Kryetarin hero të Ukrainës. ‘Komunist’ e quajnë disa media Kryeminsitrin hero të Kosovës. Kjo ngjajshmëri tragjike është dëshmia e trishtë që na alarmon sa shumë ka arritur të ndikoj propaganda dhe paraja ruso-serbe në mediat shqipe të Tiranës dhe të Kosovës.
E kjo ngjajshmëri tragjike vlenë edhe për televizionet publike të Tiranës dhe të Prishtinës, TVSH dhe RTK.
Andaj për ardhmërinë tënde e të familjes tënde MekuliPress ka një lutje e një kërkesë:
Bojkoto mediat me ndikim serb dhe rus! Bëhu edhe ti si Bashkimi Europian; Censuroje propagandën ruse/serbe në shtëpinë e në familje tënde.
P.s. Aq thellë kishte shkuar propaganda e opozitës së çartur dhe mediave të tyre, saqë disa të shkretë thonin se: “Albini është komunist sepse na e ka shtrenjtu rrymën edhe po don me na marrë n’qafë me u bashku me Shqipni!?”
Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti përmend tre 28 nëntorët, thotë se janë filli historik i thurjes kombëtare të shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *