Nëse jeni mashkull mbi 50 vjeç, efektet e moshimit fillojnë të ndjehen ndaj është koha e duhur për të marrë në konsideratë këshillat e vlefshme për shëndetin. Mos prisni derisa të keni tension të lartë të gjakut ose shtoni 5 kilogram peshë për të filluar të jetoni më shëndetshëm. Zakonet e shëndetshme dhe zgjedhjet e mençura të jetesës mund të bëjnë të dukeni dhe të ndjeheni mjaft vite më të rinj. Dhe, më e rëndësishmja, të jetoni më gjatë.

Pakësoni konsumin e kripës për të ruajtur shëndetin e zemrës: Sipas një studimi të vitit 2013, një në 10 vdekje tek të rriturit e vendeve perëndimore është e lidhur me konsumin e tepërt të kripës. Madje 60% e këtyre vdekjeve ndodhin tek meshkujt. Shumë kripë ul nivelet e kaliumit në organizëm dhe ngre tensioni e gjakut, një kontribues i madh në sëmundjet e zemrës. Ulja e konsumit të kripës dhe ushqimeve të përpunuara arrin të ulë rrezikun. Shtoni më shumë zarzavate dhe barishte në ushqimin tuaj dhe merrni më shumë kalium përmes ushqimeve të tilla si bananet.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani një vakt

Kujdesuni për shëndetin e trurit: Dëshironi të mbani mendjen tuaj në formë pavarësisht moshës? Një ushqyerje që përfshin drithërat, perimet, sallatat, arrat, fasulet, manaferrat, shpendët dhe peshkun arrin të ulë rrezikun e sëmundjes Alzheimer në vitet e mëvonshme. Studimet gjithashtu tregojnë rëndësinë e ngrënies së yndyrnave të shëndetshme, si vaji i mirë i ullirit.

Ruani dhe kujdesuni për kockat tuaja: Osteoporoza nuk nuk prek vetëm femrat. Edhe Meshkujt fillojnë të humbin masën kockore pas moshës 50 vjeçare. Keni nevojë për kalcium dhe probiotikë në ushqimin tuaj. Një studim i Revistës së Fiziologjisë Qelizore gjeti një lidhje midis probiotikëve dhe rritjes së dendësisë së eshtrave tek meshkujt. Rezultatet tregojnë se probiotikët ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës në të ardhmen, përveç ndihmës në shëndetin e tretjes. Probiotikët mund të gjenden edhe tek ushqimet e fermentuara dhe produktet e qumështit me enzima të gjalla aktive. Qumështi dhe kosi i freskët janë të pasura me probiotikë, mos prisni t’i gjeni tek qumështi i superpërpunuar me afate skadence shumë-vjeçare.

Lexo po ashtu:  Ndjesia e fryrjes së barkut, ushqimet që duhet të konsumoni

Përdorni shumë ujë për shëndetin e prostatës: Kur vjen puna për të kënaqur shijen, shumica e meshkujve preferojnë pijet e gazuara para ujit. Por pasojat për shëndetin tuaj të ardhshëm janë serioze. Disa studime sugjerojnë se 180,000 vdekje në vit lidhen me pijet e gazuara dhe të sheqerosura. Për burrat në mënyrë specifike, pijet e gazuara me sheqer rrisin rrezikun tuaj për kancerin e prostatës dhe kontribuojnë në shtimin e peshës dhe shfaqjen e diabetit.

Gjithashtu, merrni në konsideratë shtimin e konsumit të frutave si molla dhe rrushi i kuq. Studimet e fundit tregojnë se këto janë produkte mjaft mirëbërëse për prostatën. Mosha do të bëjë të veten gjithsesi por do të ndjeheni më mirë me ushqimin e duhur dhe me aktivitet fizik. Vetëm mos harroni. Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar marrjen e vendimeve të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *