Konjufca ka thënë se situatat e krijuara në Ukrainë mund të ndikojnë në aplikimin për BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Foli edhe për praninë e NATO-s në Kosovë.

Ai tha se nuk duhet përjashtuar kurrë mundësia e agresionit serb mbi Kosovën. Sipas Konjufcës, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë më të këqija se ato mes Rusisë e Ukrainës.

“Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe përveç kësaj është e pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë. Unë nuk kam frikë le të themi të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelët nga ana e Serbisë përmes një sulmi, por ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni shtetëror i joni është më i keq se i Federatës Ruse me Ukrainën. Federata Ruse e ka njoftë Ukrainën, ishte pajtuar me shtetësinë e saj dhe prapë e ka sulmuar. Serbia ne as nuk na njeh. Nga ky kuptim unë mendoj se duhet të kemi kujdes të shtuar me Serbinë. Kurrë nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta shtojnë nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Kosova duhet padyshim ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet. NATO-n si partnerë duhet t’i bindim që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  KMDLNj: Përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj

Ai krahasoi sulmin e Rusisë në Ukrainë për të cilin tha se askush nuk e mendonte këtë, duke shtuar se një gjë e tillë mund të ndodhë, e se edhe “me Serbinë duhet ta kemi këtë frikë dhe këtë shqetësim”.

Sa i përket zgjedhjeve në Serbi të 3 prillit, Konjufca tha se mbajtja e tyre në mënyrën si janë mbajtur deri tash është më e sigurt për stabilitetin, pra duke mos e pranuar referendumin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *