Me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të Malit të Zi dhe propozim të Ministrisë së Investimeve kapitale, hapësira ajrore e vendit u mbyll për të gjithë avionët rusë. Ky veprim pason masat e ngjashme të sanksioneve që kanë ndërmarrë vende të shumta ndaj Rusisë. Për kontrollin e trafikut ajror të Malit të Zi dhe të Serbisë, përgjegjëse është një agjenci e përbashkët.

Por ndryshe nga Mali i Zi, Serbia nuk do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, sepse siç ka thënë, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. Ajo së fundi ka paralajmëruar se do të shtojë numrin e fluturimeve në drejtim të Moskës.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ka njoftuar se ka shpallur person non-grata një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë. Ministria e Jashtme, i ka dorëzuar ambasadorit të Federatës Ruse një notë zyrtare për këtë vendim, ku kërkohet që në afatin prej 72 orësh diplomati duhet të largohet nga territori i Malit të Zi.

Lexo po ashtu:  Miratohet projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova përfiton mbi 90 milionë euro

Sipas burimeve, diplomati rus është informator i Shërbimit të Inteligjencës së jashtme të Rusisë dhe ai ka pasur një takim me kryesuesin aktual të Parlamentit të Malit të Zi Strahinja Bullajiq, njëri nga funksionarët e Frontit Demokratik, koalicion ky pro-serb e pro-rus.

Takimi është i dokumentuar dhe për të ka qenë në dijeni dhe Agjencia kombëtare për Siguri e Malit të Zi. Supozohet se edhe forcat pro-serbe dhe pro-ruse që këto ditë po i japin përkrahje agresionit rus në Ukrainë janë duke punuar sipas instruksioneve të informatorit të ambasadës ruse.

Nga ana tjetër Mali i Zi menjëherë i mbështeti sanksionet e BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. Edhe zyrtarët e lartë malazezë i kanë kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tyre cënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane.

Por partia pro-ruse, Fronti Demokratik dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, kritikuan reagimin e vendeve të Perëndimit dhe të zyrtarëve të lartë malazezë për ngjarjet në Ukrainë, duke i quajtur ata, qeverinë edhe opozitën në Mal të Zi “Marioneta të Perëndimit.”

Lexo po ashtu:  Dëshmon Anton Quni: Serbia përdori helm kimik kundër UÇK-së: - Kam shku në luftë i shëndoshë, helmet kimike ma dëmtuan fytyrën

Ndërkohë janë mbajtur edhe protesta në mbështetje të Rusisë në disa qytete të Malit të Zi, që cilësohen si bastione pro serbe Protestuesit mbanin pankarta me ikonografi ruse dhe serbe dhe me parulla kundër Ukrainës. DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *