MekuliPress

Lufta në Ukrainë do të zgjasë. Do të bëjë kërdi dhe do të kushtojë shumë jetë. Çfarë kuptimi ka kjo luftë kur rezultati i kësaj lufte, në fund të fundit, do të jetë një fitore ruse, pyesin disa?

Arsyet për të luftuar janë të shumta. Çdo orë rezistencë ka vlerë të madhe. Lufta në Ukrainë ka të bëjë me shkaktimin e humbjeve sa më të tmerrshme për rusët, që e bëjnë çmimin e fitores aq të lartë saqë ky çmim tragjik mund të rrëzojë fashistin Putin. Fitorja duhet të jetë aq e kushtueshme sa të mos ketë forcë, vullnet apo aftësi ruse për të marshuar më tutje me tanksa e me avion në perëndim drejt Baltikut.

Të dashur lexues,
Kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e Ukrainës. Është e rëndësishme dhe e pamposhtur kjo luftë. Ukrainasit po bëjnë edhe një betejë tjetër të madhe. Ukrainasit po luftojnë për të gjithë neve. Ashtu sikurse spanjollët që luftuan fashistët e Frankos në vitet 1930; edhe atëherë spanjollët luftuan për diçka më të madhe se sa për vendin e tyre. Spanjollët luftuan kundër forcave dhe ideve fashiste që kërcënonin tërë Europën. Edhe atëherë demokracitë në Evropë dështuan plotësisht. Ngjajshmëri tragjike me ditën e sotit!

Lexo po ashtu:  "Themelet e Gjeopolitikës" ruse - Ky libër përdoret dhe sot si bazë studimi në Akademinë e Ushtrisë Ruse

Jo më pak, kjo rrezistencë ukrainase do të forcoj themelet që do të ndërtojnë identitetin kolektiv që do t’i mbetet trashëgim Ukrainës dhe popullit të saj heroik. Si do të formësohet dhe do të ndërtohet e ardhmja e kombit ukrainas? Rreth cilës histori kombëtare do të mblidhet populli ukrainas? Përgjigjet ukrainasit do ti gjejnë në luftën e tyre ndaj ushtrisë së Putinit. Sepse çdo ditë që kalon është një fitore për Lirinë që do të vjen.

Si do të dukej historia jonë, të nderuar lexues, nëse Adem Jashari dhe UÇK nuk do të kishin filluar luftën kryengritëse kundër fashizmit serb?

Sot e dimë se sa vendimtare ishte nisja e aksioneve të armatosura të UÇK-së kundër ushtrisë dhe policisë serbe.
Nuk kishte rëndësi rezultati ushtarak, por kishte, dhe ka një kuptim të madh për identitetin kolektiv të shqiptarëve; dhe jo më pak për pozitën e Kosovës politike e diplomatike në ardhmëri.

Po të kishim dorëzuar armët para fashizmit serb, do të kishim qenë një popull tjetër, me një identitet tjetër. Adem Jashari, ajo luftë epike e ushtarëve të UÇK-së na dha formë neve shqiptarëve dhe idealeve tona kombëtare; Dhe ky formësim kolektiv është bërë në shumë mënyra, më shumë se sa shqiptarët vetë janë të vetëdijshëm për të. Lufta e UÇK-së na ka bërë ata që jemi sot.

Lexo po ashtu:  Shoqëria civile vdiq?! Rroftë Mbreti!

Të nderuar lexues,
Kjo luftë tani po e formëson edhe Ukrainën e së ardhmes. Ia vlen të luftosh dhe të vdesësh për të. Për Lirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *