Në një peticion të 29 shkrimtarëve, duke përfshirë fitues të çmimit Nobel në letërsi, u bëjnë thirrje të gjithë rusishtfolësve të përhapin të vërtetën për luftën në Ukrainë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.– Për shumë vite populli rus është ushqyer me gënjeshtra. Burimet e pavarura të informacionit janë pothuajse plotësisht të mbyllura. Krerët e opozitës – heshtin. Makina e propagandës shtetërore po punon me fuqinë e plotë, thuhet në apelin e botuar në gazetën suedeze Dagens Nyheter, përcjell e pavarura MekuliPress.com
Midis shkrimtarëve “kryengritës” janë ajo e Bellorusisë Svetlana Alexeyevich, rumuno-gjermanja Herta Müller dhe polakja Olga Tokarczuk.

– Ti flet gjuhën ruse. E kjo do të thotë shumë. Përdorni të gjitha mjetet e komunikimit dhe kontaktoni njerëz që i njihni dhe ata që nuk i njihni. Thuaje te vërteten. Edhe pse Vladimir Putin është i verbër dhe i shurdhër, populli rus mund të dëgjojë ata që flasin të njëjtën gjuhë, thuhet më tej në apelin prekës të nobelistëve rusishtgjuhëfolës, shkruan MekuliPress.




