Presidenti i Serbisë, e miku i Edi Ramës, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar se “Ditën që do të pranohen në ndonjë organizatë ndërkombëtare, do të thotë se e kanë përmbysur marrëveshjen e Washingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ideologu i “Open-Ballkanit” (Botës ruse-serbe) Vuçiq tha se për shkak të krizës në Ukrainë, shumë e shohin si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan pranimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Këto komente kreu i shtetit serb i bëri gjatë një ngjarje në Leskovc kur u pyet se çfarë ndodhi me notën e protestës ndaj Turqisë.

Ai tha se Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste ndaj Turqisë për qëndrimin e kësaj të fundit rreth hyrjes së Kosovës në NATO.

“Kam pasë një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Ai sqaroi se çfarë tha, çfarë u përcoll dhe ne morëm vendimin që të mos e dërgojmë notën e protestës”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Kurti: Mos u frikësoni, do ta kalojmë këtë së bashku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *