Artistë të famshëm po përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj Ukrainës, e cila po sulmohet e po bombardohet nga forcat ruse.

Njëri prej tyre është edhe aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio. Ai ka dhuruar 10 milionë dollarë – dhe kjo nuk është vetëm sepse ai është një filantrop. Ylli 47-vjeçar ka rrënjë ukrainase – gjyshja e tij, Helena, ka lindur në Odessa në jug të Ukrainës, nga ku u transferua në Gjermani në vitin 1917.

Leonardo, i rritur nga nëna e tij, Irmelin dhe gjyshja, u shoqërua nga të dyja në premierat e filmave të tij si “Titanic” dhe “The Man In The Iron Mask”. Donacioni prej 10 milionë dollarësh i Leonardo DiCaprio për Ukrainën u zbulua nga “Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit”, i cili promovon zhvillimin në Evropën Lindore.

Përveç Leonardos, edhe disa aktorë dhe regjisorë të tjerë kanë shprehur mbështetje ndaj Ukrainës në mes të krizës. Ryan Reynolds dhe Blake Lively morën pjesë në një mbledhje fondesh për vendin dhe premtuan dhurimin e dyfishtë të shumës që do të mblidhet.
Aktorja e lindur në Ukrainë, Mila Kunis dhe bashkëshorti Ashton Kutcher po bashkëpunojnë së bashku për t’ju dalë në ndihmë shtetasve ukrainas.

Lexo po ashtu:  Kush është Gjon Muharremaj, 22 vjeçari shqiptar që po e përfaqëson Zvicrën në Eurovision

Objektivi i dy aktorëve është që të arrijnë shumën prej 30 milionë dollarësh (27.4 milionë euro) për t’u dalë në ndihmë njerëzve të larguar nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *