Hudhra nuk është vetëm një përbërës i domosdoshëm në kuzhinë, por është edhe një nga “ilaçet” më të fuqishme për pastrimin e trupit nga toksinat. Shumica e përbërësve nga hudhra vijnë nga alicina, e cila është përbërësi aktiv i saj dhe që rregullon kolesterolin, presionin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular në tërësi.

Hudhra mund të përdoret për të trajtuar traktin gastrointestinal, sistemin e frymëmarrjes dhe sëmundjet mykotike. Besohet se funksioni kryesor është nxjerrja e toksinave që janë grumbulluar në zorrë. Për më shumë benefite përgatisni një “ilaç” me hudhër dhe mjaltë dhe konsumojeni për 7 ditë.

Hudhra dhe mjalti në stomak bosh përmirësojnë qarkullimin e gjakut (parandalon trombozën dhe variçet).
Rregullon presionin e gjakut.
Balancon nivelin e kolesterolit të keq në gjak (hudhra është vërtetuar se pastron gjakun)
Eliminon toksinat nga trupi.
Forcon sistemin imunitar (mbron nga viruset dhe bakteret).
Lufton kollën (Nëse kolla shkaktohet nga bakteret ose viruset, nuk ka asgjë më të mirë se mjalti dhe hudhra. Kjo do të reduktojë shpejt irritimin e fytit, duke stimuluar lirimin e mukusit).
Përshpejton shërimin nga gripi dhe ftohja.

Lexo po ashtu:  OSBE: Kërcënimi nga COVID-19 universal, shtetet nuk duhet ta ulin vigjilencën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *