Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Britania ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja për aviacionin, duke i dhënë qeverisë pushtetin për të ndaluar çdo avion rus në MB. Duke bërë njoftimin, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha: “Ndalimi i avionëve me flamur rus nga Britania e Madhe dhe shndërrimi i fluturimi të tyre në vepër penale, do t’i shkaktojë më shumë dhimbje ekonomike Rusisë dhe atyre afër Kremlinit”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sanksionet do t’i mundësojnë Mbretërisë së Bashkuar të bëjë sa vijon: Ndalimi i avionëve rusë dhe heqja e avionëve që u përkasin individëve dhe subjekteve të përcaktuara nga regjistri i Mbretërisë së Bashkuar. Ndalimi i eksportit të mallrave dhe teknologjisë që lidhen me aviacionin dhe hapësirën, përfshirë asistencën teknike. Ndalimi i mëtejshëm i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar që ofrojnë shërbime sigurimi dhe risigurimi në lidhje me këto mallra dhe teknologji.

Kjo vjen pasi sekretari i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, tha mbrëmë se ai e kishte bërë vepër penale hyrjen e çdo avioni rus në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, duke postuar në Twitter: “Ne do të mbysim aftësinë e miqve të Putinit për të vazhduar të jetojnë si normalisht ndërsa mijëra njerëz të pafajshëm vdesin.”

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti i reagon Petkoviqit pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, do të nis formimi i Asociacionit (i miniSerbisë në Kosovë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *