Pyet mjekun: Çfarë ndikimi kanë temperaturat e larta dhe infeksionet e ndryshme gjenitale tek meshkujt në drejtim të infertilitetit?

Përgjigjet dr. Evi Dani, mjek androlog

Infeksionet janë pjesë e infertilitet, pasi shkaktojnë probleme me uljen e aftësisë riprodhuese. Ata mund të bëhen shkak për dëmtimin e kanalit epididymis dhe bllokim të tij. Pra është një nga shkaqet në drejtim të të formimit të azospermisë opstruktive.

Përsa i përket temperaturave të larta , duhet theksuar se skrotumi/testet kanë gjithmonë një gradë më të ulët se temperatura e trupit. Ngritja e kësaj temperature në skrotum bën që të influencojë në prodhimin e spermatozoideve dhe dëmtues për infertilitet. Ne e kemi praktikë në punën tonë që ta këshillojmë pacientin që sa të mundet të evitojë temperaturat e nxehta në drejtim të testeve, për arsye se na krijon probleme. Pra nëqoftëse ne një femre i rekomandojmë të shkojë në llixha për ta ndihmuar në këtë drejtim, një mashkulli i themi në asnjë mënyrë. Këtu futet edhe mbajtja e laptopit para, madje puna ka shkuar deri aty saqë edhe për të brendshmet që veshin meshkujt ne kemi rekomandime të veçanta. Pra, edhe një palë të brendshme në formë rroba banjoje mund të bëhen shkak për uljen e numrit të spermatozoideve.

Lexo po ashtu:  Roli i mjaltit në parandalimin dhe trajtimin e infeksionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *