Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se lëkura e bananes është po aq e shëndetshme sa i përket vlerave ushqyese sa vetë fruti. Lëkura përmban kalium, magnez, fibra dietike , kaliumi dhe vitamina B6, B12. Problemi është se lëkura e bananës është e vështirë të tretet. Ndryshe nga frutat e tjera të tilla si dardha apo molla që mund të hahen me lëkurë, me bananen nuk mund ta bëni një gjë të tillë.

Nëse po pyesni veten si mund të përfitoni prej saj , Living do ju tregojë si të përgatisni çajin e bananes!

Përfitimet shëndetësore të çajit të bananes

1. Lehtëson depresionin dhe stresin
Çaji i bananes përmban dopamin dhe serotonin, neurotransmetuesit e ndjesive të mira ! Nivelet e larta të dopaminës, serotoninës dhe triptofanit në çajin e bananës mund të ndikojnë gjithashtu pozitivisht në cilësinë e gjumit.

2. Shëndeti i syve
Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein), të pranishme në çajin e  bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ.

3. Ndihmon me tretje
Kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes. Gjithashtu, ky çaj  mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, dhimbjeve të barkut fryrjes etj.

Lexo po ashtu:  Ushqimet që mund të përmirësojnë dëgjimin tuaj

4. Shëndeti i zemrës
Prania e fibrave të tretshme ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie!  Çaji bananes  gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së tij të kaliumit, gjë që pakëson efektin e natriumit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Receta e çajit të bananes:

Përbërësit:

1 banane e pjekur

1 litër ujë

Një majë kanelle (me dëshirë)

Përgatitja:

1. Valoni ujin.

2. Hiqni me thikë 2 skajet e bananes dhe shtojeni në ujin që valon pa e zhveshur nga lëkura.,

3. Ziejeni  për 10 minuta.

4.Kullojeni ujin dhe shtoni pak kanellë për t’i dhënë shije. Këtë çaj mund ta pini para gjumit ose gjatë ditës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *