Presidenti polak Andrzej Duda ka folur për BBC, duke thënë se beson se Rusia mund të përdorë armë kimike pasi Vladimir Putini është në “një situatë shumë të vështirë”.

Në fakt, politikisht, ai tashmë e ka humbur luftën e tij dhe nga brenda nuk po e fiton atë”, shtoi ai.

Ai thotë se nëse Putini përdor armë kimike, kjo do të ishte “ndryshues i lojës”.

“Sigurisht, aleanca e Atlantikut të Veriut [NATO], do të duhet të ulet në atë tryezë dhe me të vërtetë duhet të mendojë seriozisht se çfarë të bëjë, sepse atëherë ajo fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Europën, apo rajonin tonë, por gjithë botën”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Kamberi e quan Serbinë shtet fashist: Prishtina e Tirana të jenë më të pranishme në Luginë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *