Inspektorati Policor i Kosovës në Bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një aksion.
Siç bëhet e ditur nga komunikata për media operacioni i ka paraprirë hetimit një vjeçar nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, shkruhet në komunikatë.