Në epokën e elektrifikimit, ne i konsiderojmë të mirëqena bateritë e rikarikueshme. Nga telefonat dhe laptopët tek kamerat e teknologjisë së lartë, këto bateri kanë një të përbashkët. Janë të gjitha prej litiumi.

Bateritë litium-jon (Li-ion) kanë pushtuar botën në vitet e fundit. Ato janë opsioni më i popullarizuar i ruajtjes së baterive sot, duke dominuar më shumë se 90 për qind të tregut global. Dhe këto bateri ruajnë energjinë me efikasitet për një periudhë të gjatë kohore.

Por përdorimi i tyre më i dukshëm në ditët e sotme është në automjetet elektrike.

Gjatë dekadës së fundit, një rritje në prodhimin e baterive litium-jon ka çuar në një rënie prej 85 për qind të çmimeve, duke i bërë makinat elektrike komercialisht të zbatueshme për herë të parë në histori.

Bateritë hapin rrugën drejt një të ardhmeje pa varësi nga karburantet fosile, gjë që është thelbësore nëse duam të ngadalësojmë ndryshimin e klimës.

Por litiumi nuk është elementi kimik më miqësor ndaj mjedisit.

Nxjerrja e litiumit gjithashtu dëmton tokën dhe mund të shkaktojë ndotje të ajrit.

Lexo po ashtu:  A mund t’i besojmë intelegjencës artificiale (IA)

Nisur nga kjo po kërkohet një mënyrë për të zëvendësuar bateritë e litiumit. Kjo vjen si rjedhojë e frikës se nuk do të ketë mjaftueshëm prodhim të tyre.

Një nga opsionet që shkenctarët janë duke menduar në lidhje me zëvendësimin e baterive të litiumit është natriumi ose kripa. Kjo sepse është një element i ngjashëm dhe mbi të gjitha mund të kryejë të njëjtin funksion pa pasur ndikim të madh në mjedis.

Ndër të tjera hekuri është një opsion. Elementi kimik i hekurit mendohet të ketë një performancë të mirë dhe jetëgjatësi.

Po ashtu në diskutim është edhe silikoni, si një material që pritet të transformojë bateritë. Megjithatë nëse silikoni do të vendosej në përdorim funksioni do të ishtë plotësues. Kjo nënkupton që silikoni të shtohet në bateritë e litiumit për ti bërë me efektive dhe jetëgjata./EURONEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *