Nuk shkruhen me -ë fundore

1.emrat dhe mbiemrat me fundoret -ël, -ëll, -ër,-ërr,-ës, -ëz, -ësh, -ull, -ur dhe me theks mbi rrokjen e parafundit:

gogël, pupël, vegël (i, e) ëmbël, (i, e) vogël etj, ; krikëll; gënjesh-tër, dhelpër, metër, emër, numër, (i, e) ashpër, (i, e) gjelbër, (i, e ) verbër etj,; ëndërr, gjëndër, kokërr etj,; ardhës, blerës, korrës, matës, nxënës etj.; fshikëz, gishtëz, lidhëz, tufëz etj.; brumbull, kumbull, nofull, rruzull, shpatull, turtull etj.; fla-mur, flutur, lepur, (i, e) lumtur etj

2.trajtat rasore të shumësit të pashquar të emrave dhe mbiemrave që në shumës dalin më një nga bashkëtingëlloret -q, -gj, -nj, -j:

miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve,pleqsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh; drunj; drunjve, drunjsh; barinj, barinjve, barinjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh; popuj, popujve, popujsh etj.

3.trajtat rasore të shumësit të emrave që vijojnë:

cjep, cjepve, cjepsh, cjeptë; djem, djemve, djemsh, djemtë; dhen, dhenve, dhensh, dhentë; desh, deshve (por deshësh), deshtë; qen, qenve, qensh, qentë.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë duhet të bëni në rastet kur ju merren mendtë

4.trajtat rasore të shumësit të pashquar dhe të shquar të emrave dhe të mbiemrave që në shumës dalin me dy bashkëtingëllore ose më-l, -r, -s, -z:

bujq, bujqve, bujqish, bujqit; krushk, krushqve, krushqish, krushqit; murgj, murgjve, murgjish, murgjit; ujk, ujqve, ujqish, ujqit; të vegjël, të vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit; etër, etërve, etërish, etërit: nxënës, nxënësve, nxënësish, nxënësit; beratas, beratasve, beratasish, beratasit; njerëz, njerëzve, njerëzish, njerëzit.

5.mbiemrat që mbarojnë më -(ë) m:

i afërm, i nesërm, i sipërm, i jashtëm, i sotëm, i vetëm; i ardhshëm, i dukshëm, i ndryshëm, i kujdesshëm, i pasjellshëm etj.

6.mbiemrat e formuar nga tema njërrokshe ose me theks parafundor me anë të prapashtesës -(ë) t:

(i, e) cekët, (i, e) lagët , (i, e) largët, (i, e) pakët; (i, e) akullt, (i, e) hekurt, (i, e)misërt, (i, e) panumërt, (i, e) rregullt, (i, e) katërt, (i, e) tepërt, etj. Shto dy të tjerë dhe hiq dy të fundit.

7.pjesoret që mbarojnë më -ur, -ier, -yer, -uar:

arritur, bartur, futur, etj.; zier, ndier etj.; lyer, shpërblyer etj.; dërguar, shkruar etj.

Lexo po ashtu:  Nëse dikush të zhgënjen, mos bëj drama. Thjesht largoje atë person nga jeta jote

8.trajtat e vetës së parë dhe të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes të foljeve me temë më bashkëtingëllore ose më -ie:

{do [të (cekim /cekin)}]; {do [të (dalim/dalin)]}; {do [të (goditim/ goditin)]}; {do [të (falim/falin)]}; {do [të (mbyllim/mbyllin)]}; {do [të (thekim/thekin) etj.;
{do [të (biem /bien)]}; {do [të (shpiem/shpien); {do [të (shtiem/shtien)]} etj.

9.trajtat e vetës së dytë dhe të tretë shumës të së pakryerës së dëftores e të lidhores dhe të së ardhmes të të gjitha foljeve:

{do [të (arrinim /arrinin)}], {do [të (dilnim/dilnin), {do [të (ecnim/ecnin), {do [të (lexonim/lexonin)}]; {do [të (punonim/punonin)}]; {do [të (ndienim/ndienin)}]; {do [të (luanim/luanin)}];do [të (hapnim/hapnin)}]; do [të (zinim/zinin)}] etj.

10.trajtat e shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore dhe të foljeve që në temën e së kryerës së thjeshtë dalin më grup zanoresh:

dolëm, dolët, dolën; kapëm, kapët, kapën; përgatitëm, përgatitët, përgatitën etj.;
bluam, bluat, bluan; lyem, lyet, lyen; kënduam, kënduat, kënduan etj.

Lexo po ashtu:  Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

11.trajtat e urdhërores të foljeve që në këtë mënyrë dalin më bashkëtingëllore: bjer, hyr, dil, merr, pyet, rrokullis, zër, zhyt etj.

(Shkëputur nga libri i Rami Memushaj ‘Shqipja standarde’ -Si ta flasim dhe ta shkruajmë)