Fillimisht, mirë se erdhët në grup! Këto vitet e fundit na vërtetuan më tepër se kurrë shprehjen “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”. Reagimi ynë i duhur për çdo situatë është mënyra kryesore për të përballuar ngjarje të ndryshme, sidomos atakun e panikut që shpesh here ndodh edhe kur thjesht jemi duke jetuar jetën në terezinë tonë, pa asnjë shqetësim momental.

Simptomat janë: rrahje të shpejta të zemrës, djersë, të dridhura, vështirësi në frymëmarrje, debulesë, dhimbje gjoksi/stomaku që mund të zgjasin nga 5 deri në më shumë se 20 minuta.

Trajtimet pasi kemi kuptuar këtë shqetësim janë:

Mos u ndikoni nga frika momentale dhe mos lejoni që kjo ndjesi të ndalojë aktivitetin e ditës apo të jetës suaj. Sigurisht që do kalojë shpejt dhe do e kuptoni që jeni bërë merak pa arsye.

Flisni me veten (po po, siç e lexuat, ama sigurohuni ta bëni diku ku nuk po ju dëgjon ose sheh njeri), thoni fjali të tipit “nuk kam asnjë problem, jam shumë mirë”, “nuk kam frikë, e gjitha kjo do kalojë për pak”.

Lexo po ashtu:  Kujdes nga të këqinjtë! Ja 12 shenja paralajmëruese që do t’ju tregojnë kush është vërtet i keq.

Nuk është nevoja të krijoni situata shpërqëndrimi duke menduar se kështu do ju kalojë. Në fakt, mënyra më e mirë për ta përballuar është të jeni të vetëdijshëm për praninë e atakut të panikut, pa e mohuar atë.

Duke qenë se një nga simptomat është vështirësia në frymëmarrje, gjëja më e mirë që mund të bëni në atë moment është rregullimi i saj (breathe in – breathe out). Vendosni dorën poshtë gjoksit (në mes), mbyllni sytë, me ngadalë merrni frymë thellë, mbajeni pak sekonda dhe lëshojeni po ngadalë (ky veprim sugjerohet të bëhet 5-6 herë ose derisa të ndiheni më të qetë).

Shmangni mendimet negative, largoni nga imagjinata çdo ide tragjike që mund t’ua shtojë frikën sepse është e sigurt që asnjëra prej tyre s’do të ndodhë.

Bëni kujdes me konsumimin e cigares, kafesë dhe pijeve alkolike pasi shpesh herë janë shkaktarë të atakut të panikut

Gjeni pak kohë për aktivitet fizik për të paktën 1 orë dhe nëse jeni jashtëzakonisht shumë të zënë, një 10-minutësh do mjaftonte sa për t’i ndryshuar pak monotoninë zemrës.

Lexo po ashtu:  Varësia nga mediat sociale?Çfarë do të thotë të kesh varësi nga media sociale?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *