Prishtinë, 16 mars 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Arianit Shehu, ligjërues dhe ekspert me përvojë të gjatë ndërkombëtare në projekte për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile, parlamentit, zgjedhjeve dhe avokimit me bazë qytetare.

Kryeministri tha se mërgata është pjesë integrale e fuqishme e planit të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ka mërgata për Republikën e Kosovës.

U bisedua për nismat e Qeverisë për të angazhuar mërgatën, dhe fokusimin në krijimin e programit nacional, që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga bashkatdhetarët në Kosovë.

Për kontributin e tij, si drejtor i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, z.Shehu është shpërblyer me çmimin e nderit nga Kryeministri i Jordanisë, Omar Razzaz, me Medaljen e Nderit nga Armata Jordaneze dhe Mirënjohjen e Paqes nga Selia e Shenjtë.

Lexo po ashtu:  Várhelyi takohet me krerët e LVV-së, Kurti i tregon se si e luftoi korrupsionin gjatë qeverisjes së tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *