Ndërsa Rusia ditës ditës po izolohet nga sistemet globale financiare dhe zinxhirët e furnizimit, qeveria ka propozuar disa masa për të mbështetur sektorin e teknologjisë.Uebsajtet Ruse po përballen me një nivel të paprecedentë sulmesh kibernetike

Uebsajtet e qeverisë Ruse po përballen me sulme kibernetike të paprecedent ndërsa vendi po bën përpjekje të shumta për të filtruar trafikun e huaj raportoi agjencia Ruse e lajmeve TASS duke cituar Ministrinë e Teknologjisë.

Segmente të qeverisë Ruse dhe kompani shtetërore janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike pas pushtimit të Ukrainës. Uebsajtet e Kremlinit, të kompanisë ajrore Aeroflot, bankës shtetërore Sberbank janë goditur dhe kanë vuajtur ndërprerje të shumta javët e fundit.

Ndërsa zakonisht nivelet e trafikut të sulmeve kanë qenë në 500Gbps, tashmë është 1Tbps. Janë 2-3 herë më të fuqishme sesa incidentet më serioze që kanë hasur në të kaluarën raportoi Ministria.

Ndërsa Rusia ditës ditës po izolohet nga sistemet globale financiare dhe zinxhirët e furnizimit, qeveria ka propozuar disa masa për të mbështetur sektorin e teknologjisë.

Firmat teknologjike do të kenë akses në taksën preferenciale dhe mbështetje për kredimarrje. Kremlini thuhet të ketë akorduar një fond prej 135 milionë dollarësh për të mbështetur kompanitë IT në formë grantesh.

Lexo po ashtu:  Popullit tim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *