Si dallohen të suksesshmit nga dështakët, pyet MekuliPress.com. Ja përgjigjja jonë:
Përgjegjësia
1. Të suksesshmit e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, përderisa humbasit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme të jetës së tyre. Në anën tjeëtr ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjith ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën “vijë e rezistencës më të ulët”, mënyrën më të lehtë për t’u ballafaquar me probleme P.Sh. i keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime të tipit “i ka fajet koha që jam vonuar”, apo “kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres”. Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Përderisa nuk jeni në gjendje të lëkundni edhe tokën edhe qiellin për një punë, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thonë në mënyrën:”Ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj.” -porosit dr Emeri.
Gabimet
2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta në vend se ti pranojnë si indikacione të jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i përdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë:” nuk kam për të lejuar që qeni t’më kafshoj sërish.” Humbësit reagojnë në këtë mënyrë:” Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk më shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur…”
Pëedorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: “Këtë herë vetëm mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të.”
Vullneti
3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre. Humbasit me kokëfortësi i përmbahen mënyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak të shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më të mirë, për ta bërë jetën tuaj më kualiatative, më të lehtë si për vete asht edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për të munguar ai. Vështroni dhe mësoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës, apo gjat trajnimeve të ndryshme.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress