Një tjetër arsye për ushqimin e foshnjave me qumësht gjiri është fakti se tashmë shkenca e ka vërtetuar se ai ndikon më së shumti në zhvillimin e trurit të foshnjave, e sidomos tek ato të cilat kanë peshë të vogël.

Organizata Kombëtare e Shëndetit të Fëmijëve në SHBA, në hulumtimin e saj thotë se truri i foshnjave më së shumti zhvillohet nga qumështi i gjirit.

“Hulumtimet e tona kanë vërtetuar se ushqimi i fëmijëve me qumësht gjiri në kohë të hershme e përmirëson rritjen e trurit dhe zhvillimin e qelizave të saj” thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Gjithsesi, shkruhet “ende nuk kemi arritur ta zbulojmë se çfarë e bën qumështin e gjirit aq të mirë për trurin e foshnjave”.

Në hulumtimin e tyre të fundit ata përdorën “rezonancë të protonit magnetik” që ta zgjidhin misterin. Hulumtimi shfaqë se përzierja kimike e qumështit ndikon në rritjen e strukturave të trurit.

Ndikimi që e ka qumështi në trurin e fëmijëve, vjen si arsye e përmbajtjes së lartë të substancës kretinë dhe ujit të tretur me lëndë ushqyese, që vijnë nga ekskretimi i gjirit, e që pikërisht janë këto substanca që ndikojnë në zhvillim të trurit.

Lexo po ashtu:  University of Central Florida dekoron shqiptaren nga Kosova Arjeta Kavaja, për performancë dhe shërbim të jashtëzakonshëm

E ajo që shkencëtarët kanë këshilluar është që nënat e fëmijëve që janë me peshë më të vogël, patjetër duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji, për shkak se truri i tyre ka nevojë më të madhe që të rritet. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *