Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, i cili tha sot se Kosova ka refuzuar propozimin e QUINT-it, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Këtë qëndrim të zëdhënësit Stano, Bislimi e vlerësoi me pasaktësi në konstatim. Kjo pasi, sipas tij nga qeveria kanë deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim është antikushtetuese.

“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jokushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jokushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vet QUINT-it, zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani”, tha ai.

Lidhur me modelin që është propozuar nga shtetet e QUINT-it, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropian, zëvendëskryeministri Bislimi tha se ka qenë një përpjekje për të shmangur shkeljet kushtetuese që janë bërë në të kaluarën gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje sqaron se çfarë do të ndodhë me votat e Kurtit, nëse qytetarët votojnë numrin 1: Të gjitha do të numërohen

“Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, theksoi ai.

Bislimi në komisionin parlamentar ka raportuar edhe për zbatimin e ERA II, dhe zbatimin e MSA-së./kp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *