Emma Bonino është një nga politikanet veterane të politikës italiane. Ajo është zgjedhur 6 herë deputete dhe ka shërbyer edhe si ministre e jashtme.

Në një intervistë për mediat italiane ajo ka bërë kritika të forta për mënyrën si Europa po e trajton krizën me Rusinë.

“Problemi i Evropës është se ajo është një gjigant ekonomik, një xhuxh politik dhe një krimb ushtarak. Ne kemi një politikë të përbashkët financiare, por nuk kemi një traktat të një politike të përbashkët të jashtme apo të mbrojtjes.

Sa herë është nevoja e Evropës së shëndetësisë, Evropës së energjisë, Evropës së emigrantëve, kjo nënkupton ndryshimin e traktateve dhe miratimin me votë unanime.

Unë mendoj se anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të përshpejtohet, por hyrja nuk duhet të përcaktohet nga shtytja e emocioneve, por edhe duke shqyrtuar se çfarë mund të jetë” – tha Bonino.

Lexo po ashtu:  Kur ministri i Zogut luftonte homoseksualët: - Pederastia është përhapur edhe në male…Për shqiptarin, gjaja ma e turpshme ka kenë vesi i pederastisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *