Qeveria e Kosovës ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Siç ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, kjo është pakoja e katërt me sanksione.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike.

Sanksionet janë vënë në koordinim me partnerët perëndimorë, kanë bërë të ditur krerët e shtetit.

Lexo po ashtu:  Universiteti “Oxford” zbulon skandalin në Britani; Vdekje të manipuluar dhe të kthyera në Koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *