Kreu i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka fituar përkrahjen e shumicës së vendeve anëtare të NATO-s, që edhe për një vit t’i shtyhet mandati në krye të kësaj organizate.

Ky ndryshim po vjen në kohën kur siguria po kërcënohet si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë, dhe luftimeve të vazhdueshme që po zhvillohen atje, transmeton Telegrafi.

Pasi që Ukraina nuk është anëtare e Aleancës, NATO nuk ka dërguar trupa në këtë vend, pavarësisht se ka rritur prezencën ushtarake në vendet fqinje që janë anëtare të NATO-s.

Stoltenberg tha se liderët e NATO-s do të diskutojnë sot për “rivendosjen e mbrojtjes”.

“Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja luftarake në lindje që do të jenë pjesë e Aleancës, dhe do të shpërndahen në Bullgari, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Punëtori i postës pranon se i kishte trilluar akuzat për manipulim votash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *