Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se po i bëjnë përgatitjet për ta paditur Serbinë për gjenocid, derisa shtoi se kjo është çështje shumë komplekse.

“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin me NATO-n, e ka ndaluar bashkësia ndërkombëtare”, tha Kurti në DESK-un e KTV-së.

Ai potencoi se NATO-ja në vitin 1999, e kishte kuptuar se në Kosovë mund të përsëritej një krim si në Bosnje.

Lexo po ashtu:  Këshilla për miqtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *