Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka suspenduar sot kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ministrja e Drejtësisë, Albulana Haxhiu , ka përshëndetur vendimin, duke thënë se kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë vendim të KGJK-së e ka përshëndetur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

Lexo po ashtu:  Populizmi do fitojë në Kosovë sa herë do imponohen Kosovës marrëveshje poshtëruese me Serbinë

Ministrja e Drejtësisë ka shkruar se vendimi për shkarkimin e Stevanoviqit është i drejtë dhe ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, deklaroi tutje Haxhiu./telegraf/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *