Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Është një grup i ri por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive madhore si Microsoft.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Një 16 vjeçar nga Oksfordi është akuzuar si një prej liderëve të grupit të krimit kibernetik Lapsus$. Adoleshenti kishte grumbulluar një pasuri prej 14 milionë dollarësh duke hakuar dhe u zbulua nga hakerë rivalë.

Policia e Londrës tha se kishte arrestuar 7 adoleshentë por nuk tha nëse 16 vjeçari është pjesë e tyre.

Me pseudonimin “White” ose “Breachbase” adoleshenti i cili ka autizëm mendohet të jetë pas grupit famëkeq të hakerëve Lapsus$.

Është një grup i ri por që mori vëmendje të madhe pas disa sulmeve kibernetike ndaj kompanive madhore si Microsoft.

Babai i djaloshit tha se nuk kishte pasur dijeni fare dhe se mendonte që djali i tij luante video lojëra. “Ne jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që të mos qëndrojë me orë të tëra para kompjuterit,” tha Ai.

Grupi Lapsus$ operon një kanal në Telegram me 47 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu:  Shitjet e smartfonëve rënie rekord në tre muajt e parë të 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *