Rexhep Qosja: Kosova koloni kulturore e Shqipërisë!
Për herë të parë në vitin 2008 kishte shkruar dhe një vargu të bashkëbiseduesve u kishte thënë: Kosova është bërë koloni kulturore e Shqipërisë.
Duhet, prandaj, të bëjmë çmos ta lirojmë Kosovën prej këtij kolonializmi!
Pos disa shokëve të vet, ai nuk ia kishte arritur t’i mbushë mendjen askujt tjetër se Kosova vërtet mund të quhet koloni kulturore e Shqipërisë apo e cilitdo shtet tjetër.
Fatmirësisht as sot nuk po mund t’ua mbushë mendjen të tjerëve se Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë jo vetëm pse nuk mund të trillojë të dhëna për ta bërë të bindshëm këtë pohim, por edhe pse të tjerët nuk vuajnë si ai prej atdhetarizmit të mëhallës, atdhetarizmit të rrejshëm.
Dhe kështu lufta e tij me shkrim e me gojë kundër politikës së imagjinuar koloniale kulturore të Shqipërisë ndaj Kosovës është dhe do të mbetet jo vetëm mendim i gabuar e veçues, por edhe veprim kundërkombëtar shkrimor e gojor: veprim kundër vetvetes.
Tani, ndërkaq, disa institucione kulturore dhe shkencore në Shqipëri e disa krijues po shfaqin shqetësim, shqetësim të të kolonizuarit kulturor, mos Kosova, letërsia e Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, po e merr meritën që i takon, që e ka, do ta marrë, pra, atë meritë “kolonizuese” si letërsi në të cilën janë krijuar, janë shprehur veçanëritë, të mirat, të arriturat krijuese të modernizmit, që ia ka sjellë letërsisë shqipe të asaj kohe.
Lexo po ashtu:  Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *