1. Prek zemrën

Studiuesit fillimisht vunë re diferenca në një studim që krahasoi dy grupe të ngjashme: shoferët e autobusëve, të cilët ulen pjesën më të madhe të ditës dhe rojet, të cilët nuk e bëjnë këtë. Megjithëse dietat dhe mënyra e jetesës së tyre ishin shumë të ngjashme, ata që rrinin ulur kishin rreth dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që kishin qëndrim në këmbë gjatë ditës.

  1. Qëndrimi ulur mund të shkaktojë demencë

Nëse qëndroni për një kohë të gjatë ulur, truri mund të preket nga demenca. Qëndrimi ulur rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë, të cilat luajnë një rol në këtë gjendje. Lëvizja gjatë gjithë ditës mund të ndihmojë edhe më shumë sesa ushtrimet për të ulur rrezikun e të gjitha këtyre problemeve shëndetësore.

  1. Rrit mundësitë për të pasur diabet

Mjekët mendojnë se qëndrimi ulur mund të ndryshojë mënyrën se si trupi reagon ndaj insulinës, hormonit që e ndihmon atë të djegë sheqerin dhe karbohidratet për energji duke rritur shanset për të pasur diabet.

  1. Shkakton trombozë
Lexo po ashtu:  A mund të shkaktojnë kancer ëmbëlsuesit artificialë? Ky studim ngre pyetje!

Tromboza e venave të thella është një mpiksje që formohet në këmbë, shpesh për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë ulur.

  1. Shtimi në peshë

Një jetë sedentare e shoqëruar me qëndrimin për një kohë të gjatë ulur rrit mundësitë për të shtuar në peshë, ndaj është me rëndësi që aktiviteti fizik të zëjë njëpjesë të ditës në mënyrë që të ulet risku për obezitet tek të rinjtë, adoleshentët dhe të rriturit.

  1. Probleme me muskujt e shpinës dhe qafës

Pozicioni ulur ndikon edhe në muskujt e shpinës dhe qafës. Me rëndësi është që të lëvizni një ose dy minuta çdo gjymë ore për të shmangur problemet me shtyllën kurrizore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *