Presidenti rus Vladimir Putin po mashtrohet nga këshilltarët e tij, pasi janë shumë të frikësuar për t’i thënë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat e Putinit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për dështimet e ushtrisë së tij në Ukrainë gjatë muajit të fundit, shkruan BBC.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield tha se SHBA-të kishin informacione se Putin “u ndje i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo kishte rezultuar në “tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.





