Katërmbëdhjetë ton ushqime dhe ilaçe që ishin nisur për në qytetin e Melitopol, u konfiskuan nga forcat ruse teksa një korridor humanitar supozohej te ishte i hapur për të nxjerrë ukrainasit e bllokuar nga zonat e bombarduara.

Konfiskimi i ndihmave humanitare vjen në një kohë kur të premten do të rinisin negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit, ndërkohë që paralelisht pritet të nisin operacionet e evakuimi edhe për banorët në Mariupol

Një total prej 45 autobusësh janë në rrugë për në qytetin e afërt bregdetar jugor të Berdyansk, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, së bashku me një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) që dërgon ndihma humanitare dhe ndihmon evakuimet. Karvani pritej të hynte në qytet të premten në mëngjes pas premtimeve ruse për një armëpushim të kufizuar përgjatë rrugës nga Mariupol në qytetin Zaporizhzhia

Përpjekjet e përsëritura për të ngritur korridoret humanitare për evakuimin e deri në 170,000 njerëzve që kanë mbetur në Mariupol, i cili ka vuajtur katër javë bombardime intensive dhe pakësim të furnizimeve, kanë dështuar.

Lexo po ashtu:  KRIMI/ Foshnja me “dy koka” u varros e gjallë nga babai

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për bombardimet e rrugëve të supozuara si të sigurta jashtë disa pikave të luftimit, pretendime që Moska i mohon.

Zëvendëskryeministrja Vereshchuk tha se rreth 45,000 banorë të Mariupolit janë çuar me forcë në Rusi dhe në zonat e Ukrainës lindore të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *