“Nuk ka nevojë për një ilaç mrekulli, por thjesht hani si grekët” theksojnë studiuesit. Tashmë ka shumë studime që vërtetojnë përfitimet nga dieta mesdhetare duke prfshirë:

-Dieta mesdhetare ndihmon në ngadalësimin e dëmtimit të ADN-së,

-Ndjekja e një diete mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe vdekjeve të lidhura me sëmundjet e zemrës me rreth 30 përqind në krahasim me një dietë tipike perëndimore që nuk përfshin produktet kryesore mesdhetare.

– Rezultatet tregojnë se sa e dobishme është dieta për njerëzit që janë në rrezik të lartë të zhvillimit të komplikimeve kardiovaskulare.

-Ndjekja e një diete mesdhetare mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të komplikimeve të zemrës dhe syve,

-Ndihmon në të mbrojtjen e funksionit të trurit.

Përbërësit kryesorë të kësaj diete janë:

Arrat, bishtajoret dhe farat ju mbajnë të ngopur duke e mbajtur edhe zemrën të shëndetshme, ndaj përfshini këto ushqime në vaktet tuaja rregullisht.

Vaji i ullirit është plot me përbërës të shëndetshëm, si yndyrna të pangopura për zemrën dhe antioksidantë që luftojnë sëmundjet. Sigurohuni që vaji juaj i ullirit të jetë vaj ulliri ekstra i virgjër me cilësi të lartë për përfitimet më të mëdha shëndetësore.

Lexo po ashtu:  Këto mësime jete njerëzit shpesh i kuptojnë me vonesë…

Si pjesë e udhëzimeve të dietës mesdhetare, drithërat duhet të hahen në çdo vakt. Drithërat integrale përmbajnë shumë lëndë ushqyese, si fibra, proteina, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe uljen e yndyrës së trupit.

Frutat dhe perimet janë gjithashtu pjesë e çdo vakti në dietën mesdhetare.

Një dietë mesdhetare është e pasur me ushqim deti dhe jo me lloje të tjera mishi. Hani peshk një ose dy herë në javë për përfitim më të madh pasi përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega-3.

Është gjithmonë një lajm i mirë kur vera e kuqe përfshihet në listën e shëndetshme. Studiuesit pajtohen se një gotë verë e pasur me antioksidantë nuk do të dëmtojë – dhe mund të ndihmojë organizmin duke u ndierë dhe dukur më të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *