Të paktën 400 trupa të pajetë civilësh janë gjetur në rajonin e Kievit, ndërsa ende të tjerë po zbulohen. Kështu thanë zyrtarët ukrainas ditën e sotme.
Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy në një deklaratë për mediat tha se prania e minave në këto zona, të hedhura nga ushtria ruse, e bënë të vështirë përpjekjet për të gjetur banorët lokalë që qëndrojnë të rrethuar nga pushtimi rus, raporton CNN.

“Në qytete të tjera (në rajonin e Kievit), shtigjet janë të minuara. Shpëtuesit thonë se po lëvizin hap pas hapi, ndërsa nuk përmendin numrin e civilëve të vrarë. Kjo shifër padyshim është e madhe. Shumë vendas raportohen të zhdukur. Po verifikohet se kush është rrëmbyer apo torturuar nga rusët, kush është zhdukur dhe nuk është kthyer më”.

Ndërkohë, këshilltari i ministrisë së brendshme Vadym Denysenko tha se në vende si Bucha, Irpin dhe Hostomel, janë gjetur të vrarë rreth 400 civilë, por përcaktoi se ato shifra ishin paraprake dhe do të përditësoheshin.

Lexo po ashtu:  Provokon Gjuriqi, e quan Dua Lipën “bashkëkombëse të dashur” . "Unë jam fort krenar me Dua Lipën (Flamuri i Serbisë)"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *