BE-ja ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm mizoritë e raportuara në Bucha dhe po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, si një çështje urgjente.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, në një deklaratë në emër të bllokut, tha: “Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm mizoritë e raportuara të kryera nga forcat e armatosura ruse në një numër qytetesh të okupuara ukrainase, që tani janë çliruar.

“Imazhet të një numri të madh të vdekjeve dhe viktimave civile, si dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile tregojnë fytyrën e vërtetë të luftës brutale të agresionit që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës dhe popullit të saj.

Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive të kryera në tokën evropiane. Ai tha se autoritetet ruse janë “përgjegjëse për këto mizori, të kryera ndërsa kishin kontroll efektiv të zonës”.

Borell shprehu mbështetjen e plotë të BE-së për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, si dhe hetimin e OKB-së.

Lexo po ashtu:  Vuçiç për aktivistët serbë: Biserko dhe Çanak, miza në fundshpinën e Kurtit!

Ai tha se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës ushtarakë.

“BE do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Ukrainën dhe do të avancojë, si çështje urgjente, punën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë,” tha ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *