“Pamjet që vijnë nga Bucha janë të tmerrshme, janë krime lufte, por krahasimi me Shoah-un nuk ka vend. Ukraina nuk i afrohet një Holokausti dhe shpresoj që të mos i afrohet kurrë.”

Drejtori i Qendrës Wiesenthal në Jerusalem, Efraim Zuroff, komenton denoncimin e kryetarit të Parlamentit të Kievit, Ruslan Stefanchuk, i cili e cilësoi “holokaust i mijëvjeçarit të ri” tragjedinë e Bucha-s.

Yad Vashem, Muzeu i Holokaustit në Jerusalem, përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për t’u përmbajtur nga “abuzimi dhe shtrembërimi i Holokaustit”.

Zuroff thotë se pamjet që vijnë nga Bucha flasin për “krime lufte”. “Por si i krahasoni – shtoi ai – me planifikimin e detajuar të eliminimit të një populli të tërë, me metoda industriale, në vende të zgjedhura posaçërisht?”.

“Kështu – vazhdoi ai, duke iu referuar deklaratës së Stefanchuck – ju nuk po flisni për historinë. Për qëllime propagandistike, mund të ketë pasur edhe jehonë. Por në besueshmëri ka dështuar”. Zuroff theksoi se të dyja palët “përdorin një manipulim të historisë” si në rastin e shprehjeve të tilla si “denazifikimi i Ukrainës” dhe “Putin nazist”. Yad Vashem ka dënuar vazhdimisht “retorikën e lidhur me nazizmin që përdoret nga të dyja palët”.

Lexo po ashtu:  Friedrich Nietszche / Kështu foli filozofi!

Për herë të dytë, me rastin e deklaratave të Stefanchuck, zëdhënësja e Muzeut e dënoi një referencë të tillë. Yad Vashem thekson se ky nuk është gjë tjetër veçse e shtrembërim i fakteve historike të Holokaustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *