Ditën e djeshme në Beograd dhjetëra banorë serb protestuan para një furre buke në pronësi të një shqiptari dhe si pasojë punëtori shqiptar është detyruar që të kthehet në Kosovë.

Shkaku i protestës ishte fakti që shqiptari kishte publikuar në rrjetin e tij social Facebook, foto të tij personale me simbole kombëtare shqiptare dhe shqiponjën.

Banorët serb shkuan te furra e shqiptarit me pankarta ku ishte e vizatuar harta e Kosovës nën flamurin serb, duke e mbushur vitrinën e furrës së bukës të shqiptarit që jetonte në Beograd me simbole serbe.

Pas qetësimit të situatës, pronari i furrës, Sun Duraj postoi një video ku i kërkoi falje të gjithëve dhe se punëtori i tij, shqiptari që kishte bërë shqiponjën ishte kthyer në Kosovë.

‘Unë jetoj dhe punoj prej tetë vjet këtu dhe nuk dua të kem ndonjë problem me fqinjët e mi. Ky është vendi im dhe populli im. Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Beograd. Kur mësova për foton e publikuar, i kërkova punëtorit tim që të kthehej në Kosovë’, ka shkruar pronari i furrës, Sun Duraj.

Lexo po ashtu:  Modelja nga Uruguaji është gjetur e vdekur

Pronari shqiptar i furrës së bukës, ka mohuar se ai do të largohet vet nga Beogradi, por do të vazhdojë të punojë aty.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *