Shkruan:Refik Hasani
Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve më datën 3 prill 2022, për Parlamentin e Serbisë, nxorrën në pahë që subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në Parlament të Serbisë.

Duke garuar në një listë përbashkët Shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet.
Për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine.
Në legjislaturën që po shkon (3) tri ulēse nē Parlament të Serbisë kan marrë , tani më 3 prill 2022,u garua me dy lista dhe është rrezikuar dhe pikëpyetja është se do të përfaqësohemi me një deputet, apo do të mbetemi, pa asnjë përfaqësues në parlament.
Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katēr vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta,dhe
-Të ulët pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare

Lexo po ashtu:  PARALELE HISTORIKE - Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes të “Pavarësisë” të Kosovës

Si të bën përjashtim Serbia, që shqiptarët herë përfaqsohen me tre Deputet, herë me një deputet e ndonjë legjislaturë nuk ka përfaqësim të shqiptarëvë në Parlament të Serbisë, prandaj Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të ken vende të rezervuara për Parlament të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *